Shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës, një ditë pasi Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi me dron në Kremlin.
Sulme u raportuan gjithashtu në Zaporizhzhia dhe Odesa në jug. Sulmet ajrore vijojnë, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të shkojë në Hagë si pjesë e një vizite të papritur në Holandë.
Gjatë vizitës së tij në Holandë, Zelensky pritet të takohet me kryeministrin holandez Mark Rutte. Mediat holandeze thanë se të dy ka të ngjarë të diskutojnë kërkesat e Zelensky për më shumë mbështetje ushtarake – domethënë armë me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë, shkruan BBC.
Kujtjojmë që Rusia ka rinisur sulme të ashpra në Ukrianë një ditë pasi akuzoi Ukrainën se tentoi të vriste Putin me dron. Gjë të cilën e mohoi Zelensky.
“Ne nuk sulmojmë Putinin apo Moskën. Ne luftojmë në territorin tonë. Ne po mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona” tha Zelensky.