Pamjet e më poshtme dëshmojnë një vjedhje spektakolare në mes të ditës në një nga zonat më të populluara në kryeqytet. Një 38-vjeçar ka vjedhur një automjet në pronësi të një shtetaseje, duke e marrë atë më pas me karotrec, dhe duke e shituar.
Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale E. B., 38 vjeç, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për përvetësim të mallrave të vjedhura.
Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.