Është testuar sot votimi elektronik, i cili do të aplikohet në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Elbasanit, Vorës dhe Kamzës.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se po testohen pajisjet për të vërtetuar funksionalitetin e tyre. Ai siguroi qytetarët se nuk ka asnjë lloj mekanizmi që të mund të verifikojë votën. Pra, sipas tij vota është 100% e fshehtë.
Celibashi bëri me dije se në tre Bashkitë që do të ketë votim elektronik, rezultatet do të shpallen 30 minuta pasi të jetë mbyllur procesi i votimit.
Celibashi: Sot jemi për të bërë testimin e votimit elektronik. Do të vërtetohet funksionimi i këtyre pajisjeve. Nga pikëpamja formale jemi duke përmbushur një detyrim të kodit zgjedhor, sot kemi radhën e pajisjeve të votimit dhe numërimi elektronik, nesër do të bëhet testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik.
Garancia e plotë që ofrojnë këto paisje në lidhje me fshehtësinë e votës. Nuk ka asnjë lloj mundësi mënyrë apo mekanizmi që dikush të verifikojë votën e dhënë nga një zgjedhës për një subjekt të caktuar. Kemi patur jo në mënyrë fare zyrtare, por disa shqetësime të tilla që janë përcjellë në komisionin e Zgjedhjeve në lidhje me fshehtësinë e votës, jam këtu për të konfirmuar se garancia është e plotë 100%. Kushdo që thotë të kundërtën është një spekulant politik.
S’ka asnjë lloj mundësie as kompania as KQZ askush nuk ka mundësi që të verifikojë se për kë është votuar në mënyrë kategorike. Ne synojmë që brenda 30 minutave nga momenti që mbyllet procesi i votimit të kemi shpalljen rezultateve paraprake për Vorën, Kamzën dhe Elbasanin. Është një projekt pilot, por nga ajo që vlerësojmë besoj se të gjitha procedurat do të kërkojnë një kohë që nga momenti kur mbyllet procesi i votimit.