Rama e nis ditën me projektin për stadiumin e ri në Korçë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga projekti fitues të Stadiumit të Ri të Korçës.

 

“MIRËMËNGJES 😊dhe me projektin fitues të Stadiumit të Ri të Korçës, konceptuar si një qendër e re e qytetit, në harmoni me Parkun Olimpik, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkuan Rama në postimin  e tij.

 

Kujtojmë që fituese për këtë projekt ditën e djeshme u shpall studio daneze arkitekturore CEBRA për ndërtimin e stadiumit të “Skënderbeut” në qytetin e Korçës.

Projekti parashikon ndërtimin jo vetëm të stadiumit të futbollit, por edhe një sërë parqeve, fusha të vogla dhe ndërtesa multifunsionale duke u shndërruar në një kompleks të madh sportiv që do të jetë një pikë e re rreferimi për qindra sportdashës të qytetit.


 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?