Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vritet një person

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth mesditës në Shkodër, ku raportohet për një viktimë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Skënderbeg’.

 

Deri më tani nuk dihen detajet rreth ngjarjes në fjalë, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për BalkanËeb pamjet ku shihet prania e policisë, e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë. Ndërkohë, trupi i pajetë i shtetasit Petrit Vuksani, ndodhet në brenda ambienteve të një banese dy-katëshe.

Mësohet se viktima, 51 vjeç, sapo ishte kthyer nga Anglia një muaj më parë.

 

 

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?