Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Kolonjë në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 maj.
Rama i bëri thirrje grave dhe vajzave socialiste, duke u thënë se duhet të kthejnë në vijë burrat e tyre demokratikë. Sakaq shtoi se ‘vendi nuk mund të kthehet pas për shkak të disa burrave me mendje mbrapsht’.

“Vajzat dhe gratë socialiste duhet të punojnë për të kthyer në vijë burrat demokratë. Gratë nuk kanë kohë për të humbur, pasi bëjnë 7 palë detyra. Pse për disa burra me mendje mbrapsht do kthehemi pas ne? Jo!”, tha Rama.
Total 0 Votes
0
0