“S’do kthehemi te dominoja”, Rama sulmon opozitën nga Belshi

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Belsh, ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, Arif Tafani.

Rama tha se sot jemi në një situatë kur brenda një viti vijnë 150 mijë vizitorë e turistë atëherë jo që s’bëhej fjalë për turistë e vizitorë, por edhe kush jetonte këtu e kishte mendjen të ikte”.

Kreu i PS-së nuk i kurseu ironitë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatët e tij..

“Dy zara, dy njerëz me dy zara, që hedhin zarat të kapin ca të kapin në një bixhoz që është vetëm rezultat i dëshpërimit dhe halleve personale. S’ka lidhje me këto që ne themi këto. Duhej 1 orë e 30 minuta me ardhur nga Elbasani në Belsh, sot është 25 minuta. Nga aty ka dal njëri. Unë nuk merrem me kundërshtarët e vendosur si kukulla ku është hedh zari. Imagjino të punosh me këta njerëz. Po ua dhe zyrën të përplasin derën në fytyrë dhe aty brenda në zyrë të kapin ca të kapin. Këtu s’bëhet fjalë fare, se s’do kthehemi tek dominoja. Domino luajnë pleqtë, të moshuarit, njerëzit që kanë punuar gjithë jetën dhe iu takon të luajnë domino. Po s’mund të luajë domino kryetari i bashkisë, mendo të vijë ndonjëri që luan domino në buzë të liqenit”, tha Rama.


Kryeministri Rama u shpreh se liqeni i Belshit ishte një pellg i rrethuar nga plehra, ferra. “Ku bëmë aktivitetin e parë në aksin kryesor, me demek bulevardi që ishte gjithë gropa kur erdhi Arifi që më mori diku në Pajovë dukej sikur po më merrte të më çonte në një vaki, i vinte zor, më tha ‘kryetar është e vështirë rruga po do bësh pak durim sa të shkojmë’”.

Rama tha se “që në atë moment e kam parë të ardhmen e Belshit tek ky liqen si qendra e gravitetit të një zhvillimi shumë më të madh”.

Ai foli dhe për rritjen e pagave duke e quajtur rritje historike në sektorin publik që do të tërheqë shumë fort edhe sektorin privat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?