Rama, udhëzon gratë në Pogradec: Mbyllini burrat në shtëpi më 14 Maj

Aktualitet Politike
Kryeministri, Edi Rama, ndodhet pasditen e sotme në Pogradec, për të shpalosur propagandën e radhës teksa zgjedhjet e 14 Majit janë shumë afër.

Duket se kryeministri këtë herë i frikësohet rrëzimit, ndaj dhe ka dhënë disa udhëzime për gratë prezente në takim.

Rama i ka kërkuar grave, burrat e të cilave janë mbështetës të opozitës, që t’i mbyllin ata në shtëpi në ditën e votimit.

“Do i kërkoja grave këtu që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, që t’i mbyllin burrat në shtëpi në 14 maj. Këto janë zgjedhje sesi do të jetë rruga kur të dalim nga shtëpia. Po rrugët do vijojnë të jenë të ndriçuara, që kur vajzat të kthehen në shtëpi natën, familjarët të mos rrinë me ankth se mos i ha ujku? Vota e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë është vajtja në Pazar të blesh kalin e të tërheqësh karrocën”,– u shpreh Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?