Meta mesazh të fortë Ramës: Mos t’i shkojë mendja të prekë një votë!

Aktualitet Politike

Teksa na ndajnë edhe dy javë nga zgjedhjet vendore, retorika mes kundërshtarëve në politikë po ashpërsohet edhe më tepër.

Nga njëra anë, duket se kryesocialisti Edi Rama e ka marrë në dorë vetë fushatën e zgjedhjeve lokale, ku nuk ngurron të sulmojë si Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Edhe Meta duket se s’ia kursen, teksa e quan “karagjoz” ai i thotë se është i gatshëm të përballet me të. Nga ana tjetër, Meta ka dhe një paralajmërim për Ramën: “Të mos i shkojë mendja të prekë ndonjë votë”.

“Ai, i shkon mendja prek një votë… Do t’i lajë shumë shpejt se çfarë i ka bërë këtij populli. I them atij karagjozit, nëse ka diçka me Ilir Metën të vijë këtu, po ka gjë me Sali Berishën e ka thirrur Sali Berisha. Ai duhet t’i nxjerrë kandidatët popullit shqiptar, të dalë me këtë djalin tjetër për të bërë dialog. Këtë të bëjë ai”, tha Meta në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?