Fushata model e Fredi Belerit në Himarë
Fredi Beleri është kandidiati i Opozitës në Himarë. I djathtë antikomunist në gjenezë, i përkrahur nga të gjithë faktorët opozitarë, Beleri po arrin të ndërtojë një fushatë model në një bashki shumë të pasur por të lënë pas dore nga kryetari aktual në Himarë.
Beleri mesa duket e ka ndërtuar fushatën në disa shtylla kryesore.
1- Pika e parë dhe më e rëndësishmja është kontakti me njerëzit derë më derë.
Belerin e kërkon në Himarë, por e gjen në fshatrat më të thellë të Bashkisë ose në lagjet më të ndryshme të saj.
E kërkon në Himarë, por e gjen mes himariotësh në Athinë. Pra Beleri është kudo ku ka njerëz.
2- Pika e dytë është bashkëpunimi i koalicionit. Duke qenë i djathtë antikomunist Beleri e ka shumë të lehtë të bashkojë rreth tij demokratët të cilët janë partia kryesore në mbështetje të tij.
3- Pika e tretë e fortë e Fredi Belerit është thjeshtësia.
Fredi Beleri rri e flet me këdo. Gjuha e tij është ajo e një njeriu i cili njeh politikën e madhe, demokrafinë, filozofinë politike por njeh edhe hallet e problemet e fshatrave të Himarës. Kjo është arma e tij e fortë.
Nëse pyet në Himarë, të gjithë thonë “këtë herë fiton Fredi. Është i fortë se ka mbështetje. Ka bërë shumë ndere gjatë këtyre viteve”.
Këtë e thonë edhe socialistë të cilët mbase nuk do ta votojnë.