Aktualitet

ONE Albania, kompania celulare probleme me sinjalin, qytetarët ankohen se duhet të bëjnë 2-3 herë një telefonatë

Kompania celulare ONE Albania vazhdon të lërë qytetarët pa shërbim, edhe përse kanë kaluar ditë qëkur njoftoi përfundimin “me sukses” të procesit të unifikimit me Albtelekom. Pavarësisht reklamave për shërbim cilësor, duket se abonentët e ONE Albania nuk po gjejnë rehat.

Newsbomb.al i ka kushtuar disa artikuj shqetësimit të qytetarëve dhe abonentëve të kësaj kompanie celulare, të cilët prej muajsh nuk po gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre.

 

Së fundmi, ONE Albania ka probleme edhe me sinjalin. Abonentët duhet të tentojnë disa herë për të kryer telefonatën në rrjetin mobile, sepse sinjali është i dobët dhe pamundëson dëgjimin nga personi tjetër që merr thirrjen. Kjo provohet lehtësisht dhe nga ankesat në faqen zyrtare në Facebook të kompanisë.

Institucioni i drejtuar nga Tomi Frashëri ka “kyçur gojën” prej muajsh, pavarësisht shqetësimeve pa fund të abonentëve, ekspertëve të komunikimit dhe gazetarëve të njohur, të cilët e kanë ngritur dhe vetë këtë problematikë duke mos ju nënshtruar presionit të ONE Albania.

Në daljet e tyre dhe në reagimet në rrjetet sociale, ata i janë drejtuar AKEP që të ndërhyjë, si publikisht ashtu dhe në rrugë zyrtare duke e vënë në dijeni për problematikat, por deri më sot nuk ka asnjë reagim apo masë ndaj kompanisë celulare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?