Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të amerikës Donald Trump, shprehet i bindur se do të mposhtë rivalin e tij demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
“Ne do të rifitojmë Shtëpinë e Bardhë”, u zotua Trump para votuesve të tij në New Hampshire.
Ai premtoi se do ta shkatërrojë presidentin Biden, kandidatura e të cilit sapo është zyrtarizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2024.
Një vend i zhytur në dhunë dhe krim, i dërrmuar nga inflacioni, ku bankat ‘falimentojnë’. Në vitin 2024, Amerika do të ketë zgjedhjen midis ‘suksesit dhe dështimit’, ‘sigurisë apo anarkisë’, ‘prosperitetit apo fatkeqësisë’ Ne do të dërrmojmë Joe Biden”, tha Trump.
Gjatë paraqitjes së tij, Trump po ashtu ka imituar Biden në një moment, teksa ai u hutua në skenë dhe nuk po arrite që të dilte nda skena.