AktualitetPolitike

Shpërthen Kryemadhi ndaj Yuri Kim/ “Po te mami vet le të shkojë dhe ajo pra”

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në “Now me Erla Mëhillin” se manipulimi i zgjedhjeve dhe votave nuk bëhet atë ditë, por rreth 7 ditë para zgjedhjeve.

Sipas saj, në këto kushte vihet re opozita sepse nëse kjo e fundit e kap shpërndarjen e lekëve dhe të “hyjë në dru” nëpër rrugica, aty ku shpërndahen lekët, aty nuk ka më shpërndarje.

“Del Yuri Kim dhe thotë nuk lejohen grupet,” – ndërhyri analisti Andi Bushati.

“Po te mami vet le të shkojë dhe ajo pra. Le të shkojë dhe ajo me lekët e Edi Ramës. Jo po del, kush të dojë le të dalë. Le të dalë dhe presidenti i Amerikës. Në Amerikë po vriten për blerje votash,” – u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi debatoi ndërkohë me gazetarin Arjan Çani i cili tha se opozita nuk e ka popullin me vete.

Në këto kushte, kjo e fundit tha se popullit nuk i ngelet gjë tjetër vetëm se të nënshtrohet deri kur Rama të përdhunojë fëmijët e atëherë të ngrihet të reagojë.

 

Çani: Atëherë zgjedhjet kanë mbaruar. Zgjedhjet bëhen kot, për alibi, për të thënë që edhe në Shqipëri u bënë zgjedhje.

Kryemadhi: Ti në këtë rast po i bën shërbimin më të madh Edi Ramës që po i thua njerëzve mos shko të votosh. Unë do shkoj shtëpi më shtëpi dhe do pyes a e urren Erion Veliajn? Në 10 njerëz, 8 e urrejnë.

Çani: Ti njeri i opozitës, kjo është lufta jote?

Kryemadhi: Pse ça do marr unë? Kallashin? Unë kallashin e marr për fëmijën tim vëlla. Mua po më preke fëmijën tim, të shkrij, të vras, të djeg, me plumb, me çfarë të duash, po më preke fëmijën tim, familjen time.

Çani: Atëherë është Zoti për të gjithë.

Kryemadhi: Po, patjetër. Për fëmijën tënd nuk dal të luftoj unë, do dalësh të luftosh ti për fëmijën tënd.

Çani: Bravo, kjo është gjuha politike që duhet zgjedhur, këtu jam dakord me ty.

Kryemadhi foli mes të tjerave edhe për rëndësinë e përdorimit të rrjeteve sociale në fushatë. Sipas saj kjo është mundësia më e mirë për t’u afruar me publikun.

“Çfarë shikojnë njerëzit më shumë? Shikojnë më shumë televizor, apo tik tok dhe rrjetet sociale. Unë mendoj se shikojnë më shumë mediat sociale. Njerëzit artikulojnë më shumë lajmin e shkurtër”,-tha Monika Kryemadhi.


 

Megjithatë Andi Bushati e kundërshoi duke i thënë se edhe atje ka filluar të ndërhyjë qeveria, gjë qe e nxiti deputeten të thoshte se qeveria administron Facebook dhe Instagramin, por nuk ka arritur ende te Tik Tok-u, gjë që nxiti “aludime”, se në dorën e kujt ishte ky rrjet social.

Andi Bushati: Ju thoni mediat sociale, por edhe aty ka hyrë dora e parasë.

Monika Kryemadhi: Kompania që administron Facebook, është nën administrimin e qeverisë. tani ai ka hyrë në Facebook, Youtube dhe në Instagram, ndërsa Tik Tok-un nuk po e kontrollojnë dot. se është i pakontrollueshëm për momentin.

Erla Mëhilli: mos e ka Luizi thotë Çani Tik Tok-un.

Monika Kryemadhi: Jo edhe Luizit ia morën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?