Shefi i Krimi Ekonomik merrte ryfshet nga Call Centerat? Prokuroria mohon akuzat

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me lajmin e qarkulluar ditën e djeshme nëpër media për shefin e Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili.

Përmes një njoftimi zyrtar Prokuroria e Tiranës bën me dije se nuk ka asnjë veprim hetimor për Ismailin apo një dosje në ngarkim të tij.

Ditën e djeshme në media u raportua se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për shefin e Sektorit të Krimit Ekonomik në Tiranë, Erion Ismaili, pasi dyshohet se merrte rryfshet nga një Call Center në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë.


 

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S, F.Q dhe M.K. Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?