Kryemadhi: Berisha nuk e rruajti fare për shantazhe, ai është dashi me brirë që drejton tufën

Aktualitet

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, me plot gojë ka thënë se lideri i opozitës sot është ish-kryeministri Sali Berisha.

Kryemadhi tha se ka qenë Berisha ai i cili ka mbledhur të gjithë opozitën bashkë, duke shtuar se lideri i saj është Ilir Meta i cili është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me ish-kryeministrin.

Ajo theksoi se ky i fundit gëzon respektin e saj për faktin se nuk ra pre e shantazheve dhe e presioneve.

“Lideri i Opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën? Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë.

Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. A na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë. Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi”, tha Kryemadhi në emisionin “Now”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?