Zgjedhjet në Greqi/ Regjistrohen 50 parti, koalicione dhe kandidatë të pavarur.

Rajoni

50 parti, koalicione dhe kandidatë të pavarur janë regjistruar në Gjykatë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 21 majit 2023 në Greqi, më shumë se dyfishi i numrit në zgjedhjet e vitit 2019.

Afati për dorëzimin e deklaratave për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme nacionale ka skaduar në mesnatë. Kështu, në zgjedhje deklaruan pjesëmarrjen 38 parti, 10 koalicione partiake dhe 2 kandidatë individualë.Mes tyre 2 kandidatë shqiptarë, Fatos Malaj për herë të dytë me PASOK kandidon në zonën A të kryeqytetit Athinë dhe Adiljan Koxhaj, nga brezi i dytë i emigrantëve kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.Midis partive janë ato të Ilias Kasidiaris “Grekët” që dyshohet se drejtohet nga Dimitris Chatziliadis, një gjeneral brigade në pension dhe ish-profesor i Shkollës Ushtarake Evelpidon, dhe EAN i ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë Anastasios (Tassos) Kanellopoulos.

 

 

Për zgjedhjet nacionale-parlamentare të 7 korrikut 2019, në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kishin deklaruar pjesëmarrjen 24 parti dhe koalicione partish.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?