Zhvillimi i aktiviteteve fizike është diçka pozitive për organizmin dhe mbi të gjitha për të pasur një fizik të mirë, një trup të palestruar për të rënë në sy tek të tjerët.

Sezoni i verës po afron dhe të gjithë vrapojnë për të humbur kilogramët e tepërta, por a mjaftojnë dy muaj për të krijuar trupin e shumë ëndërruar?Nëse ju jeni një nga ata persona që po drejtoheni në një palestër për herë të parë dhe shumë dilema janë në kokën tuaj është momenti të zbuloni disa këshilla nga instruktorja Egi Gjyzeli, e cila zbuloi për Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe se cilat janë hapat që duhet të ndiqni.
“Një individ që ka marrë disa kilogramë i ka fituar ato brenda një kohe të caktuar, për të eliminuar ato duhet kohë, nuk mund të pretendojmë t’i largojmë për dy muaj. Duhet të kemi një regjim të balancuar dhe me këtë kuptojmë aktiviteti fizik i alternuar dhe me një regjim ushqimor të balancuar. Aktiviteti fizik duhet të jetë graduale rëndësishme është të ndiqemi ose të këshillohemi nga një profesionist. Një humbje të shpejtë në peshë kërkojnë vajzat të cilat kanë rezervuar të martohen, dhe këtu regjimi bëhet më i fortë por magji nuk ka”- u shpreh instruktorja.