“Dua një vajzë shqiptare, si trilloi historinë vrasësi portugez i Ardian Nikulajt gjatë qëndrimit në Shqipëri

Aktualitet

Policia e Shtetit zbardhi ditën e djeshme vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill në Shëngjin, ku u shpallën në kërkim gjashtë persona, 5 prej të cilëve shtetas të huaj dhe një shqiptar.

 

Ekzekutori i Nikulajt sipas të dhënave të Policisë rezulton se është një shtetas portugez, Ruben Saraiva, i cili pas kryerjes së krimit është larguar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Shtetasi portugez kishte qëndruar dy muaj në Shqipëri, madje kishte sajuar edhe një histori, sikur donte një vajzë shqiptare por familja e saj nuk pranonte.Me anë të kësaj historie trilluese autori do të mund të largonte vëmendjen dhe të mos ngjallte dyshime tek Policia.

Po sipas burimeve të Policisë, vrasja e biznesmenit është financuar nga Edmond Haxhia ndërsa britaniku dhe një shtetas portugez, kanë bashkëpunuar duke kryer ekzekutimin.

Shtetasi anglez ishte akomoduar dhe kishte qëndruar për disa ditë në hotelin dhe bar-restorantin “Coral” në pronësi të Ardian Nikulajt. Ky i fundit monitoronte lëvizjet e Nikulajt dhe i raportonte shtetasit portugez.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?