Kushtetuesja me kërkesë të paprecedentë, kërkon 28 deputetë të pranishëm në seancën për konfiskimin e ndërtimeve me VKM

Aktualitet

Ndodh për herë të parë në 32 vite shtet pluralist që gjykata Kushtetuese kërkon prezencën e 28 deputetëve të pranishëm në sallë teksa kërkohet shfuqizimi i një akti të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve me VKM.

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, e cila e shtyhu për një ditë tjetër. Bardhi tha për mediat se Kushtetuesja ka kërkuar që në sallë të jenë të pranishëm 28 deputetë të PD-së, në një kohë kur aty ishin dy përfaqësues të tyre.

“Ndërkohë sa i përket debatit konstatuam se e njëjta trupë gjykuese ka vendosur një standard të ri gjykimi, duke zvarritur edhe më tej këtë çështje, ndërsa na e bënë të ditur sot. Bëhet fjalë për godinën e Cet Kastratit. Duhet të na e bëjë me dije që mos të harxhojmë kohën. Nëse iu është betuar që to përgjigjet këtyre individëve, të na e bëjë me dije që mos të harxhojmë kohë…PD është përfaqësuar me të njëjtin autorizim,. Nuk është ngritur asnjëherë ku pretendim. Ngrihet për një çështje ku ka shantazh nga Edi Rama. Ai ka marrë në mbrojtje ndërtimin pa leje të Çet Kastratit. Kjo bëhet për llogari të një oligarku. Është irrituruese. Nuk ka ndodhur kurrë që të jenë dy deputetë nënshkrues në seancë dhe s’mund të vijnë të flasin 28 deputetë. Gjykata e shtyn me ditë të tjera, pasi e shtyhu një herë me një vendim absurd.”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?