Dhunon xhaxhain e tij, arrestohet në flagrancë (EMRI)

Aktualitet

Një 37-vjeçar ka dhunuar xhaxhain e tij. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale M.A, banues në fshatin Topojan, ka dhunuar xhaxhain e tij.

Menjëherë u bë i mundur arrestimi i 37-vjeçarit, ndërkohë materialet procedural i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 37 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?