Trafikonte të mitur, kapet në Greqi 56-vjeçari shqiptar i dënuar me 15 vite burg

Aktualitet Rajoni

Një shqiptar i kërkuar nga Interpoli është vënë në pranga në Greqi.

56-vjeçari rezulton i dënuar me 15 vite burg në Shqipëri pasi ndaj tij rëndonte akuza për “trafikim të të miturve”.

Mësohet se 56-vjeçari është arrestuar nga policia greke pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Pas disa ditësh kërkime ai u gjet dhe u arrestua, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?