Rama ndan pamje nga Shërbimi Kardiologjik

Aktualitet

“MIRËMËNGJES

dhe me Shërbimin e Kardiologjisë, me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, me kushte e standarde optimale, i cili ka nisur funksionimin në spitalin e ri ultramodern të sëmundjeve të brendshme në QSUT, mes befasisë së pacientëve dhe entuziazmit të ekipeve mjekësore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë stafi mjekësor ka thënë se ndihen të kënaqur me faktin se kushtet kanë ndryshuar dhe se ëndrra e tyre u bë realitet.

“Ky spital ofron shumë lehtësi, komoditet. Kemi mundësinë e 3 sallave të reja. Ky është një hap i rëndësishëm që e pozicion këtë qendër ndër më të avancuara. Jemi shumë të kënaqur që në fund ëndrra jonë u bë realitet. Është fjala e fundit e shkencës.

 


Me këto standarde pacientët përfitojnë shërbim më të mirë mjekësor nga e gjithë Shqipëria. Kemi ardhur në mjediset e reja të shërbimit reanimacion kardiologji. Secili pacient monitorohet në mënyrë unike. Kushtet kanë ndryshuar. Ky spital krijon kushte optimale për punën tonë si mjek.

Unë besoj se është ëndërr e realizuar. Ka ndryshim thelbësor me pavionin që kemi qenë, jemi si nata me ditën.”, thanë disa nga anëtarët e stafit mjekësor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?