Digjet shtëpia e ish-deputetit, Eduard Ndocaj

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur ish-deputetit Eduard Ndocaj. Ai ka thënë se shtëpia e tij në Milano është shkrumbuar nga flakët, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

 

Ai tregoi gjatë një lidhje “skype” me “ABC Neës” se në momentin kur shtëpia u përfshi nga flakët, në orën 02:30, pas mesnate, të gjithë anëtarët e familjes ishin në gjumë. Ndocaj tha se nuk ka arritur të shpëtojë asgjë nga shtëpia, madje nuk ka marrë as rrobat e trupit.

Akoma nuk dihet shkaku i konfirmuar i zjarrit, por në bazë të asaj që u diskutua ishte një shkëndijë elektrike. Ishte ora 02:30 e mesnatës dhe ishim të gjithë në gjumë. Dëgjuam se po ndodhte mbi dhomat e gjumit ku ne jetojmë dhe kujtuam se mos ishte me të vërtetë hajduti dhe jo se ishte një zjarr. Ishte një zhurmë e madhe.


Kur dola të shikoj në shkallët e pallatit, kishte ardhur tymi deri në gjysmë dhe pastaj kemi dal të gjithë me shpejtësi dhe thirrëm ndërhyrjen, policinë e zjarrfikësen. Edhe arritëm dolëm ashtu siç ishim sepse natë, të gjithë ishin në gjumë, por të paktën lëndime as tek ne as te vajza nuk kishte. Në katin e fundit është shkrumbuar gjithçka, nuk arrita të merrja dot as teshat e trupit.”- tha Ndocaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?