Aktualitet

Banka Botërore me superlativa për Shqipërinë: Boom Ekonomik, u rrit turizmi, shërbimet, pagat, u ul papunësia e u rritën kursimet e shqiptarëve në banka

Banka Botërore i jep një notë pozitive ekonomisë së shqipërisë në raportin e publikuar ditën e sotme kur thotë se për vitin 2022 ekonomia vijoi rimëkëmbjen e fortë, pavarësisht rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

 

“Ekonomia e Shqipërisë u zgjeruar mesatarisht me 4.84 përqind në vitin 2022 dhe rritja rezultoi me bazë të gjerë. Kontribuesi kryesor në rritjen ekonomike ishte konsumi privat, që u zgjerua me 7.2 përqind në terma realë, pavarësisht rritjes së cmimeve të energjisë dhe ushqimeve” thuhet në raportin e BB për Shqipërinë.

Por raporti vëren se në Shqipëri u rrit ndjeshëm numri i lejeve të ndërtimit. Madje sipas BB, në anën e ofertës, tregtia dhe ndërtimi janë sektorët që udhëhoqën rritjen ekonomike në 2022. Lufta në Ukrainë, sipas BB shkaktoi pasiguri te bujqësia dhe prodhimi.

Edhe energjia elektrike pati ndikimin e vet, sepse pati kushte atmosferike të pafavorshme për prodhimin e energjisë çka solli më shumë import nga jashtë.  Megjithatë, turizmi punoi fort, duke mbuluar këto sektorë të tjerë.

“Në vitin 2022, thuhet në raport, numri i turistëve u rrit me 27.5 përqind dhe numri i netëqendrimeve me 20 përqind”, çka u përkthyen në më shumë para të ardhura në Shqipëri, madje në më shumë valutë. Kjo u kuptua sipas raportit edhe në rritjet e depozitave të klientëve në bankë, dhe kjo më së shumti ishte në valutë të huaj.

 

Rritja në sektorin e shërbimeve ndikoi edhe në rritjen e punësimit. “Shkalla e papunësisë ra në 11.0 përqind” shkruhet në raport, dhe kjo ndodh për herë të parë pas shumë vitesh. “Pagat gjithashtu reflektuan përmirësimin e kërkesës për punë dhe u rritën me 190.8 përqind në tremujorin e fundit të 2022, duke vijuar trendin rritës edhe në fillim të vitit” thuhet në raport.

E gjithë kjo ekonomi vibrante, kërkonte më shumë para në treg. “Kredia për sektorin privat u rrit me 7 përqind në vitin 2022. Kostot e larta të prodhimit për bizneset u përkthyen në kërkesë më të madhe për kapital qarkullues. Raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive ishte 5% në dhjetor 2022 duke reflektuar jo vetëm cilësinë e mirë të aseteve por edhe forcimin e ndjeshëm të ritmit të rritjes së kredisë gjatë tre viteve të fundit. Gjatë të njëjtës periudhë, totali i depozitave u rrit me 4.6%. rritja e depozitave në monedhë të huaj reflektoi flukset më të larta hyrëse nga eksportet turistike dhe flukset hyrëse të qëndrueshme në reminetanca gjatë vitit 2022” thuhet në raport.


 

Trendi do të vazhdojë i tillë, edhe pse mund të dalin reziqe nga ngadalësimi i rritjes ekonomike në Evropë.

“Nga ana e ofertës, sektori i shërbimeve pritet të vijojë të jetë kontribuesi kryesor i rritjes ekonomike, i shoqëruar nga sektori i ndërtimit, siç mund të evidentohet dhe nga rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të lëshuara për ndërtesat e reja në fund të vitit 2022.

Industria dhe, në një masë më të vogël, bujqësia, ka të ngjarë të vijojnë të ndikohen nga kostot e rritura të prodhimit. Sipas skenarit bazë të përmirësimit të perspektivave të rritjes ekonomike në BE dhe normalizimit gradual të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, nga viti 2024 e në vijim, rritja ekonomike pritet të jetë me bazë të gjerë” thuhet në raport.

P17947817f9e6f491a24c143141bb1b1e46c3dfd8d06 by Newsbomb Albania on Scribd

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?