Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për mosregjistrimin e kandidatit të PS për Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Ky vendim konfirmon zyrtarisht kandidimin e Ismailajt në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Më herët PD ankimoi në KAS kandidimin e Ismailajt, me argumentin se ende nuk i ka përfunduar afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje, pas një dënimi të marrë nga gjykata në Greqi.
Theksojmë se pak ditë më parë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, nuk ka marrë në shqyrtim një kërkesë nga Partia Demokratike për ç’regjistrimin nga gara të kandidatit të PS-së për Bashkinë Mallakastër, pra Qerim Ismailajt.