Rama: “Shqipërinë e ka presekutuar infeksioni dhe appendesiti”

Politike

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Elbasan, ku ka bërë thirrje që të mbështetet kandidati i PS, Gledian Llatja.

Rama e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ilir Metën “zorrë qorre” dhe se duhen operuar më 14 maj.

“Mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premium të Formula 1 në Elbasan brenda 2030, kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit që lidhen me të gjitha gjëra e tjera në ekonomi.Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di dmth. Ai i vogli i zorrës qorre ju ka rënë demokratëve u ka ngel në dorë. Ne këtë që po ndërtojmë në Elbasan por e ndërtojmë me një nga konsulentët më të mëdhenj në botë, dhe është një ish-pilotë i Formula Uno. Këtu në Elbasan do të vijë gjithë dynjaja, shkollat fëmijët mësuesit. Do e ngremë në nivel Europian.

Unë nuk jam në këtë rrugtim se jam i majtë kundë të djathtës apo për ti ndarë. Unë në këtë udhëtim jam që bashkë me të gjithë ata që duan kokëfortësisht që ta ngrenë Shqiprionë aty ku e meritojnë që ta marrin stafetën brezin tjetër. Tja dalim. Shqipërinë e ka presekutuar appendesiti, infeksioni dhe zorra qorre prej dhjetra e dhjetra e 100 vitesh. Prandaj në 14 maj operim i zorrës qorre” tha Rama ndër të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?