Parashikimi i motit për sot: E diela me diell dhe…

Aktualitet

Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimeve pritet të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 1-5 m/sek kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?