Bota

Britania synon dëbimin e shqiptarëve, njoftohet në heshtje vendimi për emigrantët

Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë shpesh në shënjestër të qeverisë së Rishik Sunak, që jo pak herë i ka cilësuar problematikë.

Media prestigjioze “The indipedent” në një artikull shkruan se ministrat britanikë kanë ndërmarrë një tjetër hapë për të dëbuar sa më parë shqiptarët.  Qeveria britanike ka hequr masat mbrojtëse që parandalonin gjykimin e padrejtë të kërkesave të azilkërkuesve, në mënyrë që  të mos refuzoheshin gabimisht.

Qeveria njoftoi në heshtje ndryshimin, i cili heq nevojën e verifikimit të vendimeve që lejojnë njerëzit të dëbohen në vendet e tyre. Ky vendim vlen për emigrantët që vijnë nga vendet të cilësuara si të sigurta nga Britania e madhe, ku ndër të tjera përfshihet Shqipëria.

Megjithatë “The Independent” pretendon se masat e reja lidhen kryesisht me shqiptarët, pasi shtetasit e vendeve të tjera në listë, ku përfshihen Bolivia, Koreja e Jugut dhe Serbia, aktualisht nuk përbëjnë një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish ose emigrantëve që kalojnë kufirin me gomone.

“Ndryshimi është pjesë e një operacioni më të gjerë, të koduar Bridora , për të cilësuar sa më shumë aplikime për azil të ardhur nga shqiptarët , si të “pabazuara” në mënyrë se të largohen sa më parë nga Britania e madhe, pas një rritjeje të numrit të emigrantëve mbërritur me varka të vogla.” shkruhet  në artikull.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?