Aktualitet

KQZ hap “thesin”, ndahet fondi 100 milionë lekë për partitë

Pasditen e sotme Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondin prej 1 milionë eurosh nga buxhetin i shtetit, që i vihet në dispozicion si paradhënie partive politike  pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.

Pjesa e më e madhe e “tortës” prej 97,064,530.08 lekësh do të shkojë në arkën e Partisë Socialiste, duke qenë se ka pasur edhe rezultatin më të lartë në zgjedhjet e vitit 2015, vit të cilit KQZ i është referuar për ndarjen e parave, pasi opozita nuk garoi në zgjedhjet e vitit 2019.

Konkretisht Partia Socialiste ka përfituar 42.8 mln lekë dhe ndiqet nga PD e Vulës me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj, e cila përfiton 24.9 mln lekë, pavarësisht se kandidon në shumë pak bashki dhe nuk gëzon mbështetje në elektorat.

Sakaq, Partia e Lirisë ka marrë 15 milionë lekë, ndërsa siç edhe dihej demokratët e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrin mbështetje nga fondi.

Pasditen e sotme Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondin prej 1 milionë eurosh nga buxhetin i shtetit, që i vihet në dispozicion si paradhënie partive politike  pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.

Pjesa e më e madhe e “tortës” prej 97,064,530.08 lekësh do të shkojë në arkën e Partisë Socialiste, duke qenë se ka pasur edhe rezultatin më të lartë në zgjedhjet e vitit 2015, vit të cilit KQZ i është referuar për ndarjen e parave, pasi opozita nuk garoi në zgjedhjet e vitit 2019.

Konkretisht Partia Socialiste ka përfituar 42.8 mln lekë dhe ndiqet nga PD e Vulës me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj, e cila përfiton 24.9 mln lekë, pavarësisht se kandidon në shumë pak bashki dhe nuk gëzon mbështetje në elektorat.

Sakaq, Partia e Lirisë ka marrë 15 milionë lekë, ndërsa siç edhe dihej demokratët e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrin mbështetje nga fondi, duke qenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka njohur si subjekt zgjedhor.

Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë

Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë

Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë

Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë

Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë

Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë

Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë

Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë

Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë

Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë

Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë

Komisioneri miratoi edhe modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky është fondi i dytë i shpërndarë nga KQZ, pas fondit vjetor për partitë politike të shpërndarë më datë 12 prill.

Prej këtij fondi përfituan 11 parti, me PS që përfitoi pjesëm më të madhe të buxhetit prej 345.6 milionë lekësh.

 

FONDI U NDA SI MË POSHTË:

PS: 151 milionë lekë

PD: 106 milionë lekë

PL: 15 milionë lekë

PSD: 12 milionë lekë

PR: 11 milionë lekë

PDIU: 9 milionë lekë

PBDNJ: 8 milionë lekë

PAA: 8 milionë lekë

LZHK:  8 milionë lekë

PLL: 8 milionë lekë

Nisma Thurje: 6 milionë lekë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?