Alibeaj prezanton kandidaten e PD për Bashkinë Patos

Politike

Kryetari i komanduar i Partisë Demkratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me demokratët në Patos, ku ka prezantuar kandidaten e PD për Bashkinë Patos, Pranvera Rizai.

Gjatë këtij takimi Alibeaj nuk i kurseu sulmet ndaj Sali Berishës, duke thënë se interesi i vetëm i Berishës është të mbrojë veten kundër amerikanëve që e shpallën “non grata”.

Sipas tij Berisha po i çon demokratët te Partia e Lirisë për të forcuar Ilir Metën, i cili më pas do të bëjë pazar me Edi Ramën dhe do t’i lërë rrugëve.

“I intereson vetëm halli personal se në këtë proces ku është futur pak synime ka. Kërkon ta mbrojë kundër amerikanëve. Së dyti kërkon imunitet politik. Ne nuk kemi oligark nga mbrapa. Në shërbim të tyre janë vetëm Rama, Berisha, Meta.

Opozita duhet të jetë e hapur ndaj njerëzve jo të rrijë me dorë në zemër, më thërret SPAK apo jo. Ne ofrojmë opozitë dhe nuk është pak. Këto janë sfida të mëdha në kohëra të vështira. Shkojnë e futen në strofullën e Partisë së Lirisë. Si ka mundësi sot, në 2023, siç bëri dhe vjet më 6 mars, t’i marrë demokratët e t’i çojë tek shtëpia e Partisë së Lirisë.

I harruan kaq shpejt lotët demokratët kur i hoqi nga puna qeveria e Ramës dhe Metës e i la rrugëve. I çon demokratët për të forcuar Ilir Metën që të bëjë pazar me Edi Ramën e më pas t’i lërë në rrugë”, tha Alibeaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?