Kolegji Zgjedhor merr vendim: Emri i ILIR METËS do të jetë në fletën e votimit

Aktualitet

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendim këtë të premte, duke lënë emrin e Ilir Metës në fletën e votimit krah koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në zgjedhjet e 14 majit.

Koalicioni ka kërkuar që përbri “Bashkë Fitojmë” të vendoset emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë KAS më herët vendosi që emri që duhej të shkruhet si drejtues i koalicionit, ishte ai i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

KAS arsyetoi se emri i Berishës nuk mund të jetë në fletën e votimit pasi nuk është regjistruar në zgjedhje.

Theksojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e koalicionit për të hequr logot e partive nga fletët e votimit, duke vendosur që logot e partive do të qëndrojnë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?