Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Devollit, do të bëjë shumë për këtë qytet.
Sipas Metës, një nga gjërat e para që Elvis Hajdërlli do të bëjë, është Shtëpia Muze e shkrimtarit të madh Dritëro Agollit.
“Si kryebashkiak i ardhshëm, Elvis Hajdërlli do të bëjë shumë punë për Devollin, por një nga gjërat e para që ai do të bëjë, do të jetë Shtëpia Muze e shkrimtarit të madh Dritëro Agollit. Dhe unë me shumë kënaqësi do të jem në inaugurimin e saj!”, shprehet Meta.
Total 0 Votes
0
0