Inter e Milan shkruajnë historinë në Champions

Sport

20 vite më parë, derbi i Madonnina-s kishte “aromë” Champions, kjo ishte hera e fundit që dy ekipet e Milanos luanin në nivele të tilla. Pikërisht atëherë kur më pak pritej, Inter e Milan përplasen sërish në Champions në fazën gjysmëfinale, pa diskutim një arritje e madhe edhe për futbollin italian pasi për herë të parë pas gjashtë vitesh një ekip i Serie A do të luajnë në finale, e fundit që e bënte diçka të tillë ishte Juventusi i Allegrit.


Fugyqrrwwaefn37

Inter e Milan pasi u përplasen në distancë ndërmjet tyre në dy vitet e fundit, duke fituar me radhë Serie A, tani do të përplasen në një vitrinë akoma më të madhe, në Champions League. Për herë të parë në histori, Inter dhe Milan përplasen pesë herë ndërmjet tyre në një sezon të vetëm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?