Inceneratori i Elbasanit, ”zhduket” e akuzuara me arrest shtëpie

Aktualitet

Ka dështuar për herë të tretë seanca për inceneratorin e Elbasanit. Bëhet me dije se shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos, ndërsa ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca e radhës.

Ndërkohë e pandehura Jonida Zeqo e cila hetohet në “arrest shtëpie” nuk është gjetur me banese dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Theksojmë se në këtë proces, janë në akuzë 10 ish-zyrtarë dhe dy kompani, me dyshimet për korrupsion aktiv, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.

Midis të akuzuarve, të dorëzuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako, së bashku me nëpunës dhe anëtarë të KVO-së, të cilët kanë firmosu sa i takon dhënies me koncesion për inceneratorin e Elbasanit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?