SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Eksperti zbulon ku ndodhet qendra më e madhe e spiunazhit rus në Ballkan

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala zbuloi në një intervistë për Euronews Albania se qendra më e madhe e spiunazhit rus në Ballkan ndodhet në Nish.

Ai tregoi se Wagner dhe elementët pro rusë janë të dukshëm në Beograd.

 

“Janë rreth 700 milionë dollarë të investuara nga Shërbimi Sekret Ushtarak dhe Shërbimi Federativ rus në Republikën Srpska të Dodikut.

Kjo dëshmon rreth 1 miliard dollarë që përdoren për të përmbyllur aktivitetet e tyre në hapësira të ndryshme duke mos u penguar nga institucionet e sigurisë së atyre shteteve. Kjo dëshmon që ka një potencial të jashtëzakonshëm,” – u shpreh Shala.


 

Rusia ka në plan të sabotojë impiantet me energji hidrike dhe kabllot nënujorë të komunikimit që ndodhen në detin e Veriut. Kështu thotë një investigim i përbashkët i televizioneve publike në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë.

Sipas hetimit, Rusia ka një flotë anijesh të kamufluara si anije peshkimi në detin e Veriut, të cilat kryejnë mbikëqyrje të pajisjeve nënujore dhe po hartojnë impiantet kyçe për një sabotim të mundshëm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?