Rama vë përballë në podcast Emiriana Sakon: Sa herë të ka thënë burri lëre këtë punë?

Aktualitet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një framgment të shkurtër nga podcast i radhës që ka zhvilluar.

Këtë herë kryeministri do të ketë të ftuar kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, me të cilën ka prekur një sërë bisedash, duke filluar nga vendimi i marrë për të qenë në krye të Durrësit e deri te jeta e saj familjare.

Sako ka treguar fjalët e para që kryeministri Rama i ka dhënë pasi ajo mori detyrën si dhe aprovimin e bashkëshortit të saj për të qenë e para e Durrësit.

Me batuta Rama i thotë Sakos se sa herë i ka thënë burri që ta lërë këtë punë, por kryebashkiaja thotë se e ka paralajmëruar që para se t’i futej rrugës së politikës.

Kryeministri Rama krah postimin shkruan se ky podcast mund të shihet duke nisur nga dita e shtunë.

Pjesë nga podcasti:

Sako: Kujtoj nga ju frazën që ‘merr një krevat dhe fli në bashki tani’

Rama: Ju edhe kur jeni ballë për ballë me mua nuk i thoni gjërat ashtu si i mendoni të gjitha

Sako: Atje duhet të merrja nja tre mjete që të shkoja deri në punë

Rama: Sa herë të ka thënë burri që për çfarë merresh me këtë punë, lëre fare

Sako: Para se të thoja “po” i kam thënë shiko po të pyes që pastaj mos më thuash i le kalamajtë rrugve

Rama: Rama: Për një fëmijë ti bëre dy

Sako: Tomas dhe Grek, binjakë, identikë

Rama: Rama: Përgjithësisht durrsakët janë njerëz që të japin ujë në bisht të lugës

Sako: Po të më shpoje nuk më dilte një pikë gjak për atë debatin

Rama: Sa përshtypje të bën presioni

Rama: Çfarë ke menduar për herë të parë kur ke filluar të mendosh për politikën

Sako: Pesha ime nuk e sfidon shumë gravitetin, nuk kam patur ambicie për të qenë Kryetare Bashkie

Rama: Kam parë shumë njerëz që nuk dua të hyjnë në këtë valle, por ende nuk shkoj te gishti i dytë për ti numëruar ata që duan të dalin nga kjo valle

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?