Moti sot, stuhia do të përfshijë vendin

Aktualitet

Ditën e mërkure vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim gradual të  vranësirave në orët e mesditës. Reshje shiu do të bëhen prezente në orët e  mesditës. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e vona të pasdites e më pasë reshjet ndërpritren në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim  me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 17°C,në zona e ulëta 6 deri 21°C, në zona bregdetare 8 deri 20°C

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?