U kap duke shpërndarë ushqime me furgon, reagon kandidati i PS në Has: I ndamë për Natën e Kadrit

Aktualitet Politike

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti, i cili mbrëmjen e djeshme ndaloi një furgon ku sipas tij ndodhej djali i Mulajt duke shpërndarë ndihma në familjet e zonës në këmbim të votave për zgjedhjet e 14 Majit.

 

Mulaj tha se mbrëmjen e djeshme duke qenë edhe nata e shenjtë e ‘Kadrit’ janë shpërndarë pako të cilat jepen tradicionalisht çdo vit për këtë mbrëmje të shenjtë për besimtarët muslimanë, megjithëse na ambalazhin e pakove shkruhej se janë “rezervat e shtetit”.

Në këtë natë KADRI dua të shpreh gjithë keqardhjen Time, gjithë neverinë dhe indinjaten jo vetëm Timen, ndaj rivalit tim, që disa pako tradicionalisht të përvitshme në këtë natë të bekuar jepen, po e ekzagjeron si blerje votash. Më vjen turp dhe u them sinqerisht se, nuk arrij ta kuptoj gjjthë këtë egzagjërim!


E vetmja gjë që po kuptoj në gjithë këtë histori, është se, rivali im po tregohet shum i vogël, gjë që unë nuk e dija që është në këtë nivel!! Të dashur miqtë e mi, nuk dua të merrem me vogëlsira,  ua lë në dorë Ju të dashur Hasian, ta refuzoni masivisht këtë vogëlsirë më 14 maj,  Duke u kërkuar ndjesë për këtë reagim të detyruar nga sjellja negative e rivalit”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?