Këlliçi: Duhen 200 metra katrorë në çdo lagje për të ndryshuar Tiranën

Politike

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi tha sot se duhen vetëm 200 metra katrorë pronë publike për të ndryshuar rrënjësisht Tiranën.

Në një bisedë në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, Kelliçi shpjegoi projektin që ka për 500 oazet në kryeqytet.

Bëhet fjalë, pohoi Kelliçi, për 200 metra katrorë në çdo lagje, për ta bërë lulishte dhe hapësirë çlodhëse me stola.

Kelliçi sqaroi se i gjithë projekti në 500 lagje të Tiranës do të sillte një transformim total dhe kërkon 100 mijë metra katrorë, e jo më shumë se 5 milionë euro në një mandat.

 

Për kontrast me atë që kryebashkiaku aktual ka bërë, Kelliçi solli shifrën e lartë të ndërtimeve dhe betonit në këto 8 vite.

Bashkia aktuale i ka hequr Tiranës 520 mijë metra katrorë gjelbërim, pohoi Kelliçi, dhe ka ofruar 7.1 milionë metër katrorë beton.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?