Gazetari Lavdrim Lita është shprehur mbrëmjen e sotme se persona të inkriminuar dhe të shpallur në kërkim, janë kthyer në Durrës. Sipas tij, këta persona po bëjnë aktivitet të përditshëm elektoral.
I ftuar në Euronews Albania, Lita u shpreh se shkak janë bërë rezultatet e sondazheve për kandidatët e përfshirë në garën elektorale për 14 Majin.
“Çunat nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës sepse sondazhet e jepnin shumë keq PS me vetëm 3 mijë vota përpara. Kanë ardhur në Durrës po bëjnë aktivitet të përditshëm elektoral. Ata që janë në Dubai në kërkim janë kthyer dje dhe veprojnë në terren.
Po them i bindur në burimet e mia 100 për qind, çunat e Dubait janë aktivë në Durrës. Kanë ardhur dje, kanë hyrë në punë se PS është vetëm 3 mijë vota para kandidatit të opozitës”, u shpreh gazetari Lavdrim Lita.