Zelensky bën thirrje për anëtarësim të shpejtë në NATO

Bota

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bën thirrje për anëtarësim të shpejtë të Ukrainës në NATO.

Përpara zhvillimit të samitit të NATO-s që do të mbahet në korrik në Lituani, Presidenti ukrainas tha se Ukraina ka nevojë për garanci efektive për sigurinë.

Në fjalimin e tij lideri ukrainas ritheksoi gjithashtu dëshirën e Kievit për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.

“Garanci efektive për sigurinë e Ukrainës (…) janë të nevojshme edhe para se të bashkohemi me aleancën e NATO-s”, tha Zelensky pa dhënë detaje të mëtejshme.

Zelensky dëshiron pranim të përshpejtuar në NATO

Ukraina ka kërkuar prej vitesh t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s, por në shkurt, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës së NATO-s, duke shtuar në të njëjtën kohë, se kjo do të ndodhë në një perspektivë afatgjatë.

Një nga parakushtet për anëtarësimin në NATO është që vendi kandidat të mos jetë i përfshirë në konflikte ndërkombëtare dhe të mos ketë mosmarrëveshje kufitare.

Ky kusht përbën një sfidë për Ukrainën, sepse ajo vazhdon të përballet me agresionin rus.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?