Aktualitet

Plas grushti në Vlorë, dhunohet trajneri i ekipit sportiv “Labëria”

Dy persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Vlorë. Në pranga ka rënë 56-vjeçari A.A, pasi ka goditur me grushte trajnerin e ekipit sportiv “Labëria” 46-vjeçarin D.R.


Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në kompleksin “Labëria”. Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 23 vjeç, pasi ka dalë nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

NJOFTIMI:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 23 vjeç, pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?