Bardhi takim me strukturat e PD në Elbasan: 16 vjet keqqeverisje në Bashkinë Elbasan nga Partia Socialiste janë një thirrje zemre për ndryshim. Elbasani meriton më të mirën.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Sot në takimin me strukturat e Partisë Demokratike Elbasan i falenderova që u bënë pjesë e zgjidhjes, duke mos e copëzuar alternativën e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. 16 vjet keqqeverisje në Bashkinë Elbasan nga Partia Socialiste janë një thirrje zemre për ndryshim. Elbasani meriton më të mirën dhe duhet ti ofrohet më e mira.

Për këtë ne kemi paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak Elbasan, me gra e burra, djem e vajza, që e duan Elbasanin dhe qytetarët e saj. Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak kryesohet nga Kryetari i Partisë Demokratike Dega Elbasan z. Eugen Isaj, një administrator lokal i provuar, me integritet dhe përkushtim profesional e qytetar për Elbasanin. Të tillë janë të 51 kandidatët e listës së PD për Këshillin Bashkiak, duke ofruar modelin më të mirë për qytetarët e Elbasanit.

Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kemi qenë dhe do të mbetemi përjetë demokratë. Në 2023 nuk mund të përsërisim gabimet e të shkuarës. Të gjithë e mbani mend se sa herë i kemi dhënë pushtet të pa merituar me votën e demokratëve Ilir Metës, na ka kthyer kurrizin dhe e ka përdorur për të fuqizuar, sjell apo mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Për këtë arsye, në 14 Maj, votoni Partinë Demokratike, votoni nr. 9, votoni listën e këshilltarëve të Partisë Demokratike. Kjo nuk është koha që me votën e demokratëve të fuqizohen parti të tjera, përfshirë partinë e Ilir Metës. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj!

#VotoPartinëDemokratike
#VotoNr.9 ✌️💙✌️
#FrymëmarrjepërShqiperinë#ZgjidhPartinëDemokratike