VIDEO/ Një gol spektakolar, Taulant Seferi realizon në Ukrainë

Sport

Taulant Seferi i ka dhënë sot fitoren skuadrës së Vorskla Poltavës në kampionatin ukrainas, për të mbajtur skuadrën e tij në mesin e tabelës dhe për të përmirësuar statistikat e tij personale në këtë edicion.

 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të ndeshjes së sotme të luajtur në transfertë ndaj Çernomorets Odesa, për t’i dhënë skuadrës së tij tre pikë shumë të vlefshme për renditjen e kampionatit. Ai mori topin në të majtën dhe pasi shkopi në qendër, gjeti hapësirën që me një gjuajtje të befasishme të çonte topin në rrjetë.

Ky ishte goli i 9 i këtij edicioni për Seferin, i cili aktualisht është golashënuesi i tretë më i mirë i kampionatit ukrainas, i kaluar vetëm nga Bujalski i Dinamo Kiev me 11 gola dhe Dovbyk i Dnjipro 1 me 18 gola.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?