Tjetër padi në Arbitrazh, Ylli Ndroqi kërkon 130 milionë euro nga Shqipëria

Aktualitet

Biznesmeni Ylli Ndroqi ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar 128 milionë euro dëmshpërblim për sekuestrimin e televizionit Ora News dhe shkelje të njëanshme të disa kontratave, që kompanitë e tij kanë patur me shtetin shqiptar.

Burime për mediat bëjnë me dije se padia e tipit Ad Hoc i është dorëzuar zyrtarisht qeverisë shqiptare dhe tre ditë më parë Avokatura e Shtetit ka shpallur tenderin për të përzgjedhur studion ligjore, që do të mbrojë shtetin shqiptar në këtë konflikt.

Mosmarrëveshjet tregtare mes një shtetasi shqiptar dhe qeverisë në Shqipëri gjykohen në gjykatën administrative të vendit, mirëpo bashkëshortja e Ylli Ndroqit, Mimoza Ndroqi, ka nënshtetësi bullgare, që e cila i mundëson asaj të padisë qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit për shkeljen e traktatit dypalësh të investimeve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Më 3 Nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë pasuritë e presidentit  të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi.

Mes 24 pronave të konfiskuara është edhe televizioni “Ora News” dhe 30% edhe televizioni tjetër, TV Channel One.

Ndërkohë, avokatët e Ndroqit si dhe vetë biznesmeni e cilësuan këtë vendim si të padrejtë dhe se asnjë Gjykatë në botë nuk do të merrte një vendim të tillë.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?