Pas barazimit pa gola me Empolin, Milan ndalet sërish, këtë herë kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një pikë ndaj Bolognas në transfertë, në sfidën që përfundoi 1-1.
Vendasit nga Dall’Ara do mund të ndiznin festën që në minutën e parë. Një aksion model përfundon me gol për të besuarit e Mottas. Asist i Posch për Sansonen, i cili dërgoi sferën pas shpinës së tij

Pas barazimit pa gola me Empolin, Milan ndalet sërish, këtë herë kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një pikë ndaj Bolognas në transfertë, në sfidën që përfundoi 1-1.
Vendasit nga Dall’Ara do mund të ndiznin festën që në minutën e parë. Një aksion model përfundon me gol për të besuarit e Mottas. Asist i Posch për Sansonen, i cili dërgoi sferën pas shpinës së Maignan.
Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë. Skuadra e Piolit ka 53 pikë dhe është në vendin e katërt (2 pikë më shumë se Interi që nuk ka luajtur ende këtë javë), Bologna gjendet në vendin e tetë me 44 pikë.