Tentoti t’i ikte policisë dhe hyri në anën e kundërt, goditet “kokë më kokë” me mjetin tjetër, 6 viktima e gjashtë të plagosur

Rajoni

Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri të Greqisë, ku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas mediavev endase mësohet se aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 59-të të kryqëzimit Makri-Komotini, kur një makinë me 10 emigrantë të paligjshëm ka hyrë me shpejtësi marramendëse në anën e kundërt të trafikut për të shmangur kontrollin nga policia, duke goditur kështu një makinë të drejtuar nga një 45-vjeçar.

Gjashtë persona humbën jetën menjëherë, duke përfshirë drejtuesit e dy automjeteve, ndërsa gjashtë nga emigrantët u dërguan në një spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zjarrfikësit në vendngjarje kanë luftuar për të nxjerrë pasagjerët nga dy automjetet të cilat janë shkatërruar plotësisht.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?