Prokuroria e Vlorës ka nisur procedim penal ndaj qendrës PAK, për personat me aftësi të kufizuar.
Procedimi penal është bazuar në raportin e Kontrollit të Lartë i Shtetit nga ku dolën një sërë problematikash duke nisur që nga abuzimet e firmës që kishte kryer punimet dhe deri te problemet me ushqimin për fëmijët me aftësi të kufizuar, të cilëve u jepeshin produkte të skaduara.
Bëhet me dije se Prokuroria ka sekuestruar një sërë dokumentesh. Po ashtu prokurori i çështjes, Arian Xhaferri së bashku me OPGJ-në e Institucionit dhe drejtuesit e antikrimit ekonomik, pas mbledhjes së dokumentacionit, kanë nisur dhe marrjen në pyetje të personave të e cituar në raportin e KLSH.
Në raportin e KLSH-së është zbuluar edhe tentative për të zaptuar pronën dhe hequr atë fëmijëve të sëmurë, për tu kthyer më pas në një vend ku të ndërtohen pallate.