
Kur Beatriz Flamini u izolua në shpellën në Granada, Rusia nuk kishte pushtuar Ukrainën dhe bota ishte ende nën kontrollin e pandemisë Covid. Ishte pjesë e një eksperimenti të monitoruar nga afër nga shkencëtarët.
“Jam bllokuar në 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë për botën”, tha ajo pasi doli nga shpella.
50 vjeçarja Flamini hyri në shpellë në moshën 48-vjeçare. Ajo e kaloi kohën e saj në shpellën e thellë 70 metra (230 këmbë) duke ushtruar, vizatuar dhe thurur kapele leshi. Ajo mori 60 libra dhe 1000 litra ujë, për të mbijetuar.
Ajo monitorohej nga një grup psikologësh, studiuesish, speleologësh, specialistë në studimin e shpellave, por asnjë nga ekspertët nuk kontaktoi me të. Pamjet e daljes së saj nga shpella u transmetuan në TV spanjoll “TVE”, ku treguan atë të buzëqeshur teksa përqafonte ekipin e saj.
Ajo e përshkroi përvojën e saj si “të shkëlqyer dhe të pamposhtur”.
“Unë kam heshtur për një vit e gjysmë, duke mos folur me askënd. Kam humbur ekuilibrin, prandaj jam duke u mbajtur. Nëse më lejoni të bëj një dush, nuk kam prekur ujë për një vit e gjysmë, do të shihemi pas pak. është mirë me ju?”, u tha ajo gazetarëve.