Gjykata franceze i jep të drejtë Macronit, miraton reformën për rritjen e moshës së pensionit

Bota

Gjykata Kushtetuese në Francë ka miratuar reformën për rritjen e moshë së pensionit, propozuar nga presidenti Emmanuel Macron. Bëhet fjalë për një rritje me dy vite, nga 62 në 64 vjeç.

Ndërkohë Macron ka deklaruar se një ndryshim i tillë është i nevojshëm dhe një domosdoshmëri për të shpëtuar sistemin francez të pensioneve, të cilin e ka konsideruar të paqëndrueshëm në formën e tij aktuale.

Pas propozimit të tij, mijëra qytetarë francezë  kanë protestuar në sheshe, duke djegur dhe dëmtuar makina e objekte të ndryshme, pasi nuk binin dakord me këtë reformë. Pavarësisht demonstratave të dhunshme, gjykata i dha të drejtë presidentit Macron.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?